Në mesin e shqiptareve më të famshme në botë, janë që të dyja! Por Bebe Rexha e Dua Lipa nuk janë parë asnjëherë bashkë e as ta përmendin njëra tjetrën qoftë në rrjete sociale.
Për dallim nga Lipa, Rexha e Rita Ora janë shoqe shumë të mira, por në plot evente botërore ato nuk janë parë të shoqërohen me Lipën.
Por Bebe Rexha është ajo që në njëfarë mënyre e theu akullin!
Këngëtarja ka publikuar listën e 100 këngëve më të dëgjuara në Billboard, ku bën pjesë edhe vet.
E në vend më të lartë se vet Rexha, është Dua Lipa me këngën New Rules, e në vendin e 9-të listohet Bebe Rexha me këngën “Meant to Be”.
“Zoti po vazhdon të më bekojë dhe jam shumë mirënjohëse. Bravo për të gjitha vajzat që janë në top 10-tëshe. Oh, dhe mos të harrojmë dy shqiptaret në këtë top listë”, ka shkruar Rexha në një postim në Instagram. /Prive.al