Dashurinë e kanë publike dhe partnerët gjithnjë i urojnë publikisht për ditët e veçantë.
Për ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin, disa nga të famshmit shqiptarë kanë nisur urimet për njerëzit e zemrës.
ndër të parët që është kujdesur të shkruaj një mesazh dashurie, është këngëtari Blerim Muharremi që e ka uruar të fejuarën e tij Afrona Dikën në Instagram.
“Urime Shën Valentinin dashuri. Të dua o shpirti im binjak”, ka shkruar Blero.
Kjo ditë për çiftin e njohur Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku, kjo datë speciale i ka gjetur në shtrat ngase ajo është e sëmurë.
“Askush nuk dëshiron të jetë i sëmurë sot. Urime Shën Valentinin”, ka shkruar ajo, duke publikuar edhe një fotografi me Krasniqin.
Futbollisti i përfaqësueses kosovare Taulant Xhaka që sapo është fejuar me të dashurën e tij prej kohësh Arbnorën, e ka uruar atë përmes një imazhi në Instastory. /Prive.al