Për vite të tëra ajo është pikë reference për modën dhe veshjet.
Por duket se blogerja Rita Saraçi nuk është mjaftuar me fotografi të mira në rrjete sociale dhe postime të sponzorizuara, me të cilat karakterizohet kryesisht një blogere.
Ajo ka nisur një sipërmarrje të re me linjën e xhemperëve me dizajn e mesazh të veçantë.
Blogerja ka treguar se idea për të filluar me dizajnimin dhe krijimin e rrobave ka qenë ndër qëllimet e saj të para nga lansimi i blogut dhe këtë vit, ka arritur synimin që të lansoj produktin e parë, punë dore.
‘Idea me xhempera zemër thyer është një reflektim personal. Me këtë projekt kam për qëllim që ti reprezentoj femrat e fuqishme pasiqë në shumicën e rasteve ato etiketohen si personal që lëndohen më shumë ose janë më të dobëta. Mesazhi që transmetoj është se vajzat që veshin këta xhemperë janë të forta, të bashkuara dhe jo lehtë të thyeshme’ – ka deklaruar mes tjerash Saraçi.
Veshjet që i shihni më poshtë përmes fotografive, mund të porositen online në faqen e blogeres. /prive.al