Dy net më parë, në zemër të Tiranës mori jetë sipërmarrja e re e çiftit Sinan Hoxha dhe Andrra Destani.
Dyshja hapën dyqanin ‘Andrra Couture’ me fustane të nusërisë dhe që priten të plotësohen edhe me fustanë solemn të dizejnuar nga një linjë e veçantë e dizajnerëve të kontraktuar për këtë punë.
E tashmë, pjesa që ka mbetur është promovimi i biznesit dhe kur ke në rrjete sociale qindra mijëra fansa, kjo bëhet edhe më e lehtë.
Ka qenë Andrra sot që ka publikuar një video ku shfaqet ambienti mahnitës i dyqanit dhe trajtimi si princeshë që i bëhet secilës që e frekuenton.
Ndiqni të plotë videon më poshtë. /Prive.al/