Vdekja ia mori nënën, këngëtari jep mesazhin prekës për të

By

Ai më s’do ta ketë në jetë një person shumë të dashur.

Këngëtari i njohur shqiptar Gena, ka dhënë njoftimin në rrjete sociale se e ëma e tij nuk jeton më dhe se kjo e ka pikëlluar tej mase.

Gena ka ndarë me fansat e ndjekësit e tij në Facebook, njoftimin për humbjen e së ëmës dhe fjalët që ka shkruar për të janë prekëse, e sidomos për faktin që në momentet e fundit të jetës së saj, Gena nuk i ishte pranë.

“U prefsh në paqe nëna ime. Do doja të të mbaja dorën në frymën tënde të fundit, por nuk isha aty. Do mbetesh gjithnjë nëna ime e shtrenjtë, mbretëresha ime. Zoti është me ty”, i ka shkruar Gena nënës së tij.

Pas këtij posti, profilin e këngëtarit e kanë vërshura komente ngushëlluese e ndër ta, edhe kolegia e tij, këngëtarja Albërie Hadërgjonaj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm