E shokuar që e pa Beyonce, flet gruaja që mbeti gojëhapur kur këngëtarja i kaloi pranë

By

Një grua e cila u shndërrua në yll interneti pasi rastësisht u paraqit në një fotografi të Beyonce në Instagram, është identifikuar.

Ajo është Susan Monagjan, e cila është kapur në një imazh e shokuar dhe gojëhapur pasi kishte parë këngëtaren Beyonce dhe bashkëshortin e saj Jay Z t’i kalojnë pranë.

Dyshja ishin duke u larguar nga korridori i një hoteli në New York gjatë së Dielës, dhe imazhi i atij momenti u publikua nga Beyonce në Instagram.

Gruaja me emrin Susan ka dhënë një intervistë për gazetën amerikane The Boston Globe të mërkurën ku thotë se ajo ndodhej për disa çështje familjare në hotel, kur hasi në çiftin e njohur.

“Betohem se kur e pashë atë, u ndjeva sikur më puthi një engjëll”.

“E pashë dhe e kuptova që është Beyonce e më pas thashë me vete se askush s’do të besojë se e kam parë”, ka deklaruar ajo. /Prive.al

Amazing: The meme started trending on Twitter because everyone found Monaghan's star-struck reaction way too relatable

Artikuj të ngjashëm