Se Top Channel është larg shkëlqimit të dikurshëm, kjo situatë dihet për të paktën tre vitet e fundit.
Mungesa e kreativitetit në pasurimin me programe të reja, humbja e ritmit, struktura hermetike që cënon lirinë dhe individualitetin e stafit kanë sjellur situatën kur televizioni më i madh në Shqipëri, të nën primatin si e para.
Lëvizjet në Top vërehën që prej 2015-tës kur u mbyllën një varg emisionesh, disa figura në ekran u zëvëndësuan por situata e re nuk solli programacion të ri.
Atëbotë, bartës i këtij procesi flitej të ishte Ledion Liço, moderatori shumë vjeçar që pozitën afër familjes Hoxha e fortifikoi edhe me romancën me Sara Hoxhën, vajzën e dytë të themeluesit të ndjerë, Dritan Hoxha.
Madje përflitej edhe roli i drejtorit por pak ndryshoi nga ajo periudhë.
Topi vazhdoi rënien e lirë dhe largimin masiv të figurave që në shumicën dërmuese, u morën nga Klan dhe shkëlqyen secili në programe autoriale.
Situata vazhdoi deri para pak muajsh (largimi i Jonida Shehut, një prej prezantueseve më të mira që ‘Pasditja’ ka pasur, dhe Sokol Ballës) por kur Vjollca Hoxha paralajmëroi etapë të re në 2018-tën duket se e ka pasur seriozisht, përtej simbolikës së një viti të ri kalendarik dhe atyre që thuhen në formë klishe, çdo vit.
Nga një televizion që krijonte lajm vazhdimisht për largime, Topi ka kaluar në një tjetër pozicion. Kanali u pasurua me gazetarë të mirë në informacion e mori edhe Ylli Rakipin për emisionin politik të së enjtes. Përkundër kritikave mbi figurën e Rakipit, është mëse evidente se në një kanal më periferik, ai shpesh linte para Sokolin në audiencë e madje në raste të caktuara edhe vetë Blendi Fevizun.
E duket se tashmë Topi ka emrin e drejtorit të ri.
Portale të ndryshme në Shqipëri sot kanë shkruar se ardhja e Ben Blushit në postin e Drejtorit të Përgjithshëm është tashmë punë e kryer dhe mbetet vetëm zyrtarizimi.
Pas shumë viteve në politikë, shkrimtari po i kthehet medias.
Ajo që mbetet për tu parë është performanca e Blushit, gjithmonë nëse zyrtarizimi i tij bëhet publik.
Nuk mund të thuhet me siguri se Blushi, përkundër bagazhit do jetë i aftë të përballet me rrethanën e re të tregut mediatik, sidomos në seksionin argëtues që ‘shkelet’ nga Klan, përtej redaksisë informative.
E rëndësishme dhe suksesi më i madh në gjithë këtë ‘mesele’ është reflektimi dhe fakti që Vjollca Hoxha po tenton të dalë nga rrethi i ngushtë (me Ledionin si të apostrofuarin kryesor) duke kuptuar rëndësinë e figurave dhe lirinë e tyre në atë që bëjnë. Ringritja e Topit, me gjithë dilemat, duket se është në rrugë të duhur. /Prive.al/