Shumë gra kur flasin për mëmësinë, thonë se është përjetimi më i bukur që kanë pasur në jetën e tyre.
Nëse modelja e famshme shqiptare Emina Çunmulaj ka diçka të përbashkët me nënat e tjera, është pikërisht kjo ndjesi që ato e cilësojnë si më të mirën ndonjëherë.
Emina që po pret fëmijën e dytë nga martesa me biznismenin izraelit Sam Nazarian, ka edhe një vajzë dy vjecare të quajtur Ella, rritjes të së cilës ajo i është dedikuar në maksimum.
Modelja ka lënë anash edhe angazhimet profesionale e gjithnjë është në shoqëri të vogëlushes, e cila ka filluar të thotë edhe fjalët e para e që po e emocionojnë Eminën.
“Eja mami ulu. Kështuqë u ula afër saj, ia mora dorën dhe kjo më shkriu zemrën. Mendoj shumë se ku jam me jetën sot. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në botë, i gëzoj dhe i numëroj bekimet e mia për çdo ditë dhe e falënderoj zotin që më ka dhënë dhuratën më të bukur, mundësinë për të sjellë jetë në këtë botë”, shkruan ajo.
“Nuk jam një nënë perfekte dhe nuk kam një fjalor e formulë, por po mësoj çdo ditë e edhe në kohërat më të vështira, e di se sa me fat jam të kem këtë vogëlushe që më thërret mami. Të dua shume Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe të jem nëna jote”, vazhdon Emina. /Prive.al