“Kam pasur tri operacione brenda vitit”, Vildane Zeneli rrëfen aksidentin në vendin e punës

By

Vildane Zeneli së fundmi ishte protagonistja e videoklipit të Ermal Fejzullahut me Yll Limanin për këngën “As 1 minut”.

Por karriera e saj si modele ka filluar kohë më parë. Si gjithçka në jetë, edhe kjo eksperiencë ka të bukurat dhe vështirësitë e veta.

E ftuar tek “Rudina” ajo tregoi edhe për një aksident në vendin e punës ku përfundoi me dorë të thyer.

“E kam thyer tërë dorën, para se të punoja, po bëhesha gati për grim dhe rrëshqita në banjë, theva dorën në hotel. Kam pasur tre operacione brenda një viti. S’i kam ndier fare gishtat, ndoshta deri në dy vjet, por shyqyr Zotit që kam pasur një doktor humb të mirë dhe sot më punon dora në rregull. Jam shumë me fat se mund të ishte shumë më keq se sa vetëm dora. Jam vrarë edhe këtu (tregon ballin), por shyqyr Zotit që nuk kam rënë nga ana tjetër se do i kisha rënë tualetit dhe do kisha vdekur në vend. S’ma kishte marrë asnjëherë mendja se një rrëshqitje në banjë mund të ma shkaktonte këtë dëmtim. Ka qenë shumë e keqe, shumë e vështirë… Kjo ka ndodhur para 4-5 vitesh”, rrëfeu modelja.

Kujtojmë se modelja ishte e ftuar në Prive para disa muajsh u tregoi edhe arsyen e kthimit në Kosovë dhe shumë të pathëna tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm