PËR KË I KA MARR MALLI NORËN E ERËN?

By

Natën e mbrëmshme këngëtares së hitit ‘Sje my lifestyle’ Nora Istrefit bashkëshorti , familja dhe shoqëria i organizuan një befasi shumë të këndshme për ditëlindjen e saj në një lokal në kryeqytet, të cilën e kishin bërë të ndihet si princeshë kështu duke i vendosur edhe një kurorë pink në kokë.
Sipas fotografive të postuara në rrjete sociale ata kaluan një mbrëmjë fantastike shumë private, por dikush po mungonte në atë mes. Ishte motra e tyre Nita, ajo e cila shumë shpesh kishte ndihmuar Norën për styling-un në videoprojektet e saja, e disa herë kishte edhe rolin e menaxheres.

Se po e ndjejnë mungesën e saj, këtë e shprehi edhe motra e vogël Era, përmes një postimi në Instagram. Përndryshe motrat Istrefi i kemi parë shumë shpesh në shoqëri të njëra tjetrës pothuajse të pandara, ndërkaq Nita momentalisht ndodhet në Londër.

nora-istrefi-dhe-motrat

https://instagram.com/p/0psgnnqfEb

Artikuj të ngjashëm