Vetëm pak orë para, këngëtarja Dua Lipa publikoi videoklipin më të ri ‘IDGAF’.
Unike si gjithmonë në paraqitje dhe koncept të projekteve, Dua nuk zhgënjeu as këtë herë në ‘IDGAF’, i cili siç tregoi vetë i kishe marrë 22 orë intenzive për t’u xhiruar.
Por, gjithcka ja ka vlejtur!
Në gjashtë orë nga publikimi, kënga ka grumbulluar milionin e parë të shikimeve dhe në zona të caktuara prin tek ‘Trending’ duke konkuruar me projektin e publikuar para pak orësh nga Taylor Sëift dhe Ed Sheeran.
Emocionet nuk ka mundur t’i fshehë vetë Lipa e cila përmes rrjeteve sociale ka falemnderuar të gjithë ata që po e bëjnë projektin të suksesshëm në kaq pak kohë prej publikimit. /Prive.al/