Njëra prej ikonave të muzikës popullore, po e feston ditëlindjen.
Këngëtarja Shyhrete Behluli këtë të mërkure është bërë 54 vjeçare ndërsa në këtë moshë, gëzon sukses të madh në karrierë dhe ka një familje të bukur.
E dikush nga familja është kujdesur që ta urojë në mënyrë të veçantë, duke e bërë edhe publike dashurinë që ka për të.
Është nusja e saj e famshme Learta Jakupi, ajo që e ka uruar këngëtaren duke iu referuar edhe si “mami”.
Se raporti i tyre është i shkëlqyer e pati thënë edhe vet këngëtarja përmes një interviste në Prive, ku thotë se një nuse si Learta do t’ua dëshironte të gjithëve. /Prive.al