Konsolidoi një lidhje të fortë e cila zgjati mbi një vit.
Por, gjërat nuk shkuan siç pritej në romancën e këngëtarit Erik Lloshi i cili pas muajve të nxehtë të verës, u nda nga e dashura.
Fillimisht në Prive një ndarje të tillë e mohoi por pak kohë pas, gjërat u bënë të qarta.
E nëse këtë periudhë, Eriku e ka kaluar duke u marrë me karrierë dhe spektaklin ‘C’est la vie’, Jola s’ka vonuar shumë për të përfunduar në krahët e dikujt tjetër.
Vitin e ri, modelja e ka nisur me një lidhje të re!
Përmes rrjeteve sociale, ajo ka zyrtarizuar romancën duke vulosur se lidhja me Erik Lloshin është kapitull të cilit s’do i kthehet më.
Epo, goxha e vështirë të zëvëndësohesh kaq shpejt, apo jo?! /Prive.al/