Lëre që doli rrugëve të Los Angeles me të brendshme vetëm për një fotosesion, por tani vjen në rend dite, çmenduria e radhës.
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, nuk e ka problem të bëjë gjëra që për dikë tjetër tingëllojnë të pamundura.
Në prag të Vitit të Ri, ajo po qëndron në një vend malor në një vilë super luksoze, nga ato ku mund të notosh në pishinë përderisa jashtë të ngrin i ftohti.
Ajo ka marrë guximin dhe ka dalë me një shoqe të sajën, në rroba banje në kohë dhjetori e e zbathur mu në dëborë.
Por jo vetëm kaq. Dy vajzat edhe kanë gjuajtur njëra tjetrën me topa bore dhe tërë këtë aventurë, e kanë mbaruar duke bërë banjë në ujërat termale. /Prive.al