Jo vetëm kampione Olimpike: Majlinda Kelmendi shkëlqen në rolin e moderatores në Klan Kosova (VIDEO)

By

Ajo bëri krenarë të gjithë shqiptarët kur mori për herë të parë në histori një medalje të artë Olimpike në xhudo, në Rio de Janerio gjatë vitit të kaluar.

Majlinda Kelmendi u bë heroina jonë dhe emri i saj do nderohet gjithnjë.

E ajo, e nderoi Klan Kosovën duke qenë pjesë e edicionit festiv të emisionit “Sports Show” në Klan Kosova, por kësaj here jo si mysafire, por si nikoqire.

Majlinda dhe trajneri i saj Toni Kuka, morën në dorë timonin e emisionit në vend të moderatorit Emanuel Syla, duke e zëvendësuar denjësisht atë.

Me 2 janar në ora 16:15, mos harroni ta shihni Majlindën në një tjetër dimenzion! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm