Pati raportime në çiftin Genc Prelvukaj e Eni Koçi ka krizë!
Por e gjitha paska qenë momentale dhe ndoshta ata të dy e kanë bërë për t’i vënë në lojë mediat, që nuk reshtën së shkruari artikuj për ta.
Këngëtarët pas raportimeve për ndarje, plasuan këngën e re “Shi bie në Tiranë” dhe as ndërmend t’i japin fund lidhjes nuk e kanë.
Dyshja ka publikuar fotografi edhe nga një darkë romantike mbrëmë në Tiranë, duke ndarë me fansat momente private të kësaj mbrëmjeje.
Edhe Eni dhe Genci, kanë publikuar imazhin e njëjtë duke cakërruar gotat me verë, ndërsa nga ajo që shihet përmes postimeve, me ta ka qenë edhe motra e Enit, këngëtarja Greta Koçi. /Prive.al