Mariza Ikonomi synon skenën më të rëndësishme europiane!

By

Një vit më parë çmim në Kënga Magjike fitoi edhe Mariza Ikonomi, teksa tani po synon një tjetër.

Mariza është një ndër artistet që do të prezantohet në festivalin e fundvitit që i dhuron fituesit, biletën për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

‘Unë’ mban emrin kënga e Ikonomit që do të këndohet Live në fund të dhjetorit.

Përpos, Marizës në festival do të prezantohen edhe Elton Deda, Redon Makashi e disa emra të tjerë nga Shqipërisa, e teksa nga Kosova të vetmit artistë që vijnë në duet janë Festina Mejzini dhe Grupi Na, të cilët sjellin këngën ‘Tjetër jetë’.

Artikuj të ngjashëm