Këngëtarët kosovarë me koncert humanitar për t’a ndihmuar Florent Hoxhën

By

Florent Hoxha, student i mjekësisë, është diagnostikuar me leukemi akute dhe i duhet urgjentisht të marrë trajtimin jashtë vendit për shkak të sëmundjes, njofton Klan Kosova.

Për ta ndihmuar Florentit, sot do të mbahet një koncert humanitar në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pjesë e këtij koncerti që do të mbahet sot duke filluar nga ora 20:00, do të jenë këngëtarë të ndryshëm si: Lyrical Son, Mc Kresha, Lok Komoni, Bim Bimma dhe Blero.

Për të riun kërkohet ndihmë financiare deri në 250 mijë euro dhe informata të tjera për ndonjë spital të avancuar që e trajton këtë sëmundje.

Ne foton e mëposhtme keni llogarinë bankare të Gentrit Hoxhës (vëllau) me SWIFT CODE dhe SWIFT CODET ndërmjetsuese mes bankave.

No automatic alt text available.

Artikuj të ngjashëm