Vdes aktori Blerim Peci, kjo është sëmundja që i mori jetën!

By

Më në mesin tonë, nuk është aktori i njohur kosovar Blerim Peci.

Peci që për shumë vjet me radhë ishte pjesë e kastës së aktorëve që punën e tyre ua kanë dedikuar roleve humoristike ka vdekur nga një sëmundje në mëlçi, ndërsa lajmin që ai ka ndërruar jetë e ka bërë të ditur ish bashkëpunëtori i tij, Fehmi Ferati.

“Herët bre Bel, shumë para kohe me shkru këtë lajm për ty. Rand shumë e randë bre!
Njoftojmë miqtë, shokët, familjarët e bashkëpunëtorët se Blerim Peci sot ndërroi jetë!”, ka shkruar Ferati në llogarinë e tij në Facebbok.

Blerim Peci ishte i njohur për një varg serish humoristike, kurse së fundi ka luajtur në serinë televizive “Vikendi”.

Bashkë me Feratin, ai e realizonte shfaqjen televizive “Show Meselation”.

Blerim Peci ka ndërruar jetë sot në moshën 44 vjeçare ndërsa ka qenë i martuar me Afërdita Sopjanin, me të cilën ka dy fëmijë.

Artikuj të ngjashëm