Dikur ishin skeptikë për një bashkëpunim por tani kanë gati duetin e tretë

By

Kur u publikua lajmi se Gold AG dhe Shyhrete Behluli do të sjellin duetin e parë, të gjithë ishin skeptikë mbi këngën që do të publikonin.

Madje edhe vetë familja e Shyhrete Behlulit, siç ka treguar këngëtarja kanë pasur dyshime mbi këtë duet.

Por ‘Dashnia e nanës’ jo vetëm aë u pëlqye por rezultoi një kombinim perfekt mes Behlulit dhe Gold Ag.

Jo shumë kohë pas saj, Shyhretja realizoi dhe një tjetër durt me Arianin për këngën ‘Motër e vlla’.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq. Para pak minutash Gold Ag ka postuar një imazh të përbashkët me Shyhreten duke pyetur fansat nëse e dëshirojnë një tjetër këngë të re.

Përgjigja e tyre është padyshim PO e normalisht që dëshira e tyre do plotësohet madje siç mëson Prive para pak ditësh artistët janë takuar për të diskutuar rreth këtij produksioni./Prive.al

Artikuj të ngjashëm