Dhurata gjithandej! Kështu u befasua sonte Adelina Tahiri nga i dashuri (FOTO)

By

Veshjet e shtrenjta, pushimet, jeta e zhytur në luks po e përcjellin këngëtaren Adelina Tahiri tash e një kohë.

Por bukuroshja e cila pak javë më parë pranoi se është në një lidhje, nuk pranon vetëm ora e garderobë të shtrenjtë si dhuratë!

I dashuri i Tahirit, sonte e ka befasuar atë me një buqetë të madhe me trëndafilë të kuq të cilën, Adelina e ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

‘Falemnderit dashuri’ – ka qenë mbishkrimi në fotografinë e postuar.

Përkundër faktit që po tregohet dorëlirë në zbulimin e dhuratave, pushimeve dhe detajeve tjera nga jeta private, bukuroshja ende se ka bërë zemrën guri për personin që i ka vjedhur zemrën. Ku i dihet, mbase me kohën do të na shuajë edhe këtë kuriozitet! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm