E pamë mbrëmë tek ‘Xing me Ermalin”, duke rrëfyer të rejat nga jeta e saj e duke folur për procesin e ngrirjes së vezëve.
Ndërsa, e pranishme ishte në një event shumë të rëndësishëm amerikan.
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, ka shkëlqyer në tapetin e kuq të American Music Awards, udke u paraqitur edhe njëherë larg konditave të zakonshme të të veshurit.
Bleona që edhe pse ka bërë goxha vjet gëzon një formë fantastike trupore, kishte veshur një kostum interesant, në formë parzmoreje.
E veshur në ngjyrë të bronztë, ajo ngjante si një luftëtare e mesjetës, ndërsa hodhi në pah këmbët e saj të bukura dhe të tonifikuara. /Prive.al