E ardhmja e Alketa Vejsiut në televizion sqarohet nga vetë prezantuesja!

By

Thashethemet mbi të ardhmen në karrierë për Alketa Vejsiun qarkullojnë tash e një kohë.

Ato u riaktualizuan sërish së fundmi kur iu urua fat prezantueses së mirënjohur në postime në rrjete sociale nga Italia dhe studiot e Mediaset.

Kjo menjëherë u asocioua me një ‘përshëndetje’ të Alketës nga ekrani shqiptar. Por kjo gjë nuk do të ndodhë!

Prezantuesja e njohur i ka shuar spekulimet përmes një reagimi në rrjete sociale ku mes tjerash paralajmëron patentën e re në Shkurt teksa lë të hapur idenë e depërtimit edhe në tregun mediatik Italian.

Teksa për këtë pjesë Vejsiu na lë kurreshtjen në fuqi, ju ftojmë të lexoni të plotë reagimin e mëposhtëm të saj mbi këtë temë. /Prive.al/

Nuk do ta le as Shqiperine as Klanin! Se shpejti ne Klan vijme me nje tjeter patente ne muajin shkurt! Por premtoj qe ne rastin me te pare pertej kufijeve do ta them me shume krenari ne shqip " Jam krenare qe jam shqiptare!"… E kam bere ne te gjithe rrugetimin tim ne fakt qe kur isha e vogel dhe shkoja ne Greqi tek babai im emigrant; te tere mundoheshin te fshihnin identitetin; une refuzoja ta beja… Dhe kam vijuar te percoj me te mirat vlera te Shqiperise time te bukur ne cdo kend te botes me te cilin puna apo jeta me kane lidhur! I detyrohem shume Shqiperise dhe shqiptareve qe me bene kjo qe jam! Vazhdoj normalisht jeten ne Tirane por me nje qasje globale qe thjesht kapercen kufijte e vendit tone, por me rrenjet ne Shqiperi gjithmone, aty ku punoj dhe kam ndertuar jeten time dhe endrrat e mia… Nuk ka asgje me te bukur sesa te besosh tek endrrat dhe te kesh pasione! Perqafime te gjitheve dhe shihemi te henen tek @dancewithmealbania

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Artikuj të ngjashëm