Ditëlindjet janë ditë shumë të veçantë për anëtarët e një familjeje. Mbushet shtëpia gëzim, ka një arsye për festë e për të ngrënë pafundësisht tortë.
Një ditë e tillë po mbretëron në familjen e Leonora Jakupit, pasi e ëma e saj e ka ditëlindjen.
Këngëtarja s’mund të rrijë dot pa e uruar nënën, e cila gjithmonë i ka qëndruar pranë dhe të cilën nuk ka intervistë që nuk e përmendë.
“Urime ditëlindjen dashuria ime më e madhe në botë, udhërrëfyesi im! Të dua pafund”, i ka shkruar Leonora së ëmës, duke i publikuar edhe një fotografi bashkë me mbesën e saj. /Prive.al