Është Dua Lipa apo Harry Potter? Vështirë do i dalloni! (FOTO)

By

Meqë fesa e njohur si ‘Nata e Shtrigave’ apo Halloween është afër, këngëtarja me prejardhje kosovare e famë botërore, Dua Lipa e ka nisur ka ditë maskimin.

Gjatë një performance dy ditë më parë, ishte veshur si një nuse e përgjakur, me fustan e doreza të kuqe e grim të frikshëm.

Ndërsa performanca e mbrëmshme në Gjermani, i ka takuar një tjetër maskimi.

Dua është veshur sikur personazhi i njohur Harry Potter, nga librat e J.K Rowling. Me shallin e famshëm të shkollës së magjisë Howgarts dhe me syzet ikonike të djaloshit Potter, ajo ngjanë shumë me këtë personazh.

Madje, na duhet ta njoftojnë aktorin Daniel Radcliffe, se Dua po i bën konkurrencë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm