Mbeti jashtë finales: Çiljeta më në fund flet dhe si i komenton votat e kolegëve!

By

Këtë vit konkurroi me këngën “Hajmali” në festivalin “Kënga Magjike”, mirëpo kjo këngë kushtuar dashurisë, nuk ia mundësoi asaj që të kalonte në natën finale të festivalit.

Kjo ndodhi ngase Çiljeta Xhilaga nuk mori votat e kolegëve të saj për tu kualifikuar në natën e madhe.

Mirëpo deri më sot, këngëtarja nuk e ka bërë asnjë koment, deri tek momenti kur vendosi ta thyejë heshtjen duke dhënë një prononcim për Revistën Class.

Lajmi se Çiljeta nuk po shkonte në finale bëri shumë bujë, ndërsa vet këngëtarja nuk tha asnjë fjalë.

“Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performance që ishte absolutisht në standardin e një nate finale”.- ka thënë këngëtarja.

Çiljeta pranon se këndimi live për të ishte një sfidë, por ajo shton se nuk varet gjithçka prej tij.

“Hajmali” sipas saj ishte një material cilësor dhe ajo bëri më të mirën e saj. Përsa i përket votimit të saj, Çiljeta tregon se ka votuar profesionalisht duke vlerësuar materialet që sipas saj ishin realisht të mira, përfshirë këtu edhe të rinjtë.

Por asnjëherë nuk është bërë pjesë e komploteve.

“Përpara dinjitetit tim nuk vë asgjë”- ka deklaruar ajo. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm