Aktorja Arta Nitaj, ndoshta ka bërë që të gjithë njujorkezët t’i kthejnë sytë pas saj me këtë pamje.
Bukuroshja kosovare, që iku për vizitë në këtë New York të shteteve të bashkuara, na mahniti me imazhet që publikonte, ngase dukej tejet atraktive.
Në imazhin e fundit që ka publikuar, lëkura e saj e nxirë të jepte përshtypjen që ajo është një vajzë latine, ndërsa format e saj të trupit s’duan shumë komentim, ngase këto ditë po paraqitet më në formë se asnjëherë.
Arta atje festoi edhe ditëlindjen dhe po shijon jetën prej një vajze single, ngase s’ka shumë që u nda nga i dashuri, këngëtari Bruno, me të cilin realizoi edhe një videoklip.
Fjala është për këngën a më do, ku Bruno e arta u shfaqën në skena romantike me njëri tjetrin. /Prive.al