Milioneri Iranian: Kjo është ‘Wonder Woman’ shqiptare (Foto)

By

Të gjithë e njohim heroinën ‘Wonder Woman’, që së fundmi edhe ka pushtuar kinematë me versionin e ri që u publikua.

Bëhet fjalë për një grua me fuqi të mbinatyrshme që është bazuar në librat komikë të DC.

Por, mesa duket edhe shqiptarët e kanë një ‘wonder woman’ e këtë gjë të ditur e bëri biznesmeni Iranian Sam Nazarian, përkatësisht bashkëshorti i modeles shqiptare Emina Çunmulaj.

Kjo e fundit ka shpërndarë një fotografi ku shkëmbente mesazhe me Sam.

“Të dua zemër. Je kthyer sërish në formë, dy punë në dy ditë, Wonder Woman (Grua fanstastike), Gruaja ime” – ka shkruar ndër të tjera Nazarian ku komplimenton Eminën për punët e reja.

Padyshim që këto fjalë e bëjnë të ndihet mirë secilën femër, e aq më tepër kur i merr nga personi i zemrës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm