Era Istrefi publikoi këngën e re, ja çfarë bëri Elvana Gjata për të (FOTO)

By

Elvana Gjata mund ta ketë ndër rivalet kryesore Era Istrefin, e cila së fundmi ka arritur të bëjë karrierë edhe në Shtetet e Bashkuara e Europë, ngase emri i saj u spikat në mesin e dhjetëra artisteve tjera shqiptare.

Përderisa edhe Elvana po përpiqet që të arrijë suksesin e Erës, duke debutuar me këngën “Forever is Over” në qershor me të cilën synonte tregun ndërkombëtar, ajo është ndër përkrahëset kryesore të këngëtares Era Istrefi.

Këtë e ka dëshmuar duke publikuar një fotografi të Erës në profilin e saj në Instagram, duke mos i shtuar as edhe një përshkrim, thjesht Era në një imazh ndërsa nëse i bën swipe, linku të dërgon te kënga e Erës në Youtube. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm