Pas këtij ndryshimi në pamje, vështirë se do ta njihni Eni Koçin

By

Eni Koçi ka qenë gjithnjë në vëmendjen e mediave, për anën profesionale, videoklipet e këngët e reja, por edhe për anën private ku së fundmi është përfolur shumë për lidhjen e saj me Genc Prelvukaj, gjë që s’u konfirmua asnjëherë.

Ndonëse nuk ka eksperimentuar shpesh me pamjen, sot Eni ka vendosur të bëjë një ndryshim duke i habitur fansat.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një video ku shihet me një vath të gjatë nga hunda tek veshi, stil indian,  e me buzët e errëta që e bëjnë të duket shumë seksi.

Nuk dihet nëse Eni kështu do të shfaqet në ndonjë videoklip të ri apo kjo pamje është e përkohshme. /Xing.al

Artikuj të ngjashëm