Rita Ora do prezantojë një event të rëndësishëm muzikor në Europë (FOTO)

By

Publikoi dy projekte muzikore në pak muaj dhe tani do të jetë edhe prezantuese.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, që së fundmi në bashkëpunim me Avicin langoi këngën “Lonley Together”, do të jetë prezantuesja e ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV EMA  – Europe Music Awards për këtë vit.

Eventi të cilin do e moderojë Rita, dot ë mbahet në Londër atje ku këngëtarja u rrit dhe nisi rrugët e suksesit ndërkombëtar.

Ora ka treguar se këtë event muzikor e ndjek prej vitesh dhe është e lumtur për eksperiencën që do të ketë, të cilën me siguri do ta shijojë shumë. Ndarja e çmimeve MTV EMA, do të mbahet në datën 12 nëntor, në Wembley të Londrës. Përveçse prezantuese e spektaklit, Rita është edhe e nominuar në kategoritë: video më e mirë, artistja me paraqitjen më të mirë dhe artistja më e mirë femër. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm