Shumë është përfolur së fundmi për jetën private të këngëtares Shkurte Gashi.
E si gjithmonë, pak ka treguar nga kjo pjesë vetë këngëtarja që mban hermetike detajet mbi jetën përtej skenës.
Por, janë një kategori e lajmeve që e shtyjnë Shkurtën të reagojë pa një pa dy.
Dje, nëpër media qarkulloi lajmi se këngëtarja është shtatzënë.
Por si qëndron e vërteta?
Në fakt, nga Shkurta nuk ka të reja në këtë drejtim dhe këtë e ka treguar vetë këngëtarja.
Në një postim në Instagram ku shfaq ‘lajmin’ e shtatzënisë ajo është shprehur: ‘Hajde rrenë, hajde’.
Shumë zhurmë për asgjë, sërish! /Prive.al/