Flaka Jahaj, dizajnerja kosovare që premton shumë për të ardhmen (FOTO)

By

Të rritesh e ta ndërtosh karrierën në Prishtinë e më pas të arrish të thyesh kufijtë e të depërtosh në botë, mund të llogaritet goxha sukses.

Nga një vend i varfër si Kosova, pa shumë mundësi zhvillimi, pak njerëz ia arritën të dalin jashtë dhe t’i thyejnë këto barriera.

Dhe njëra ndër to është një dizajnere e re kosovare, Flaka Jahaj, e njohur për dizajnet unike me fije leshi.

Jahaj ka arritur që të ketë një bashkëpunim me një kompani holandeze, “BONNE”, që prodhon kostume unisex, për të dyja gjinitë, në Amsterdam.

Flaka dhe Bonne kanë bashkuar forcat për të sjellë krijimet e tyre, duke kombinuar elementet më të mira që të dyja palët kanë, për të sjellë sigurisht veshje unike.

Punimet artizanale të Flakës dhe kostumet e Bonne, që do të kombinohen, kanë mundësinë të prezantohen në Qendrën Tregtare “Nazim Gafurri”, për tri ditë me radhë.

Këtë shtator, me 8,9 dhe 10-të Flaka dhe Bonne do vijnë me krijimet e vecanta, përpara prishtinasve. /Prive.al

Më poshtë gjeni disa nga kreacioenet e Flakës: (linku për në faqen zyrtare të saj)

 

 

Artikuj të ngjashëm