Gjatë ditës së sotme kemi parë dhjetëra pastime nga fytyra publike me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Por kur jemi tek më i veçanti, atëherë pa dyshim se ky epitet i përket postimit të Faton Shoshit.
Lideri i ‘Nesër Music’, njëherësh edhe menaxher i këngëtares Era Istrefi ka uruar me një foto përkrah French Montanas, reperit musliman nga Maroku i cili do sjellë bashkëpunimin e ri me Istrefin me datë 25 Shtator.
Fotoja sipas të gjitha gjasave është shkrepur gjatë xhirimeve të videoklipit që po realizohet këto ditë në Los Angeles. /Prive.al/