Tashmë i është veshur epiteti si ish e dashura e reperit Majk, por bukuroshja Majlinda Zeka, ka krijuar famë rreth vetes.
Zeka e cila para disa muajsh u bë nënë e vogëlushit Roan, i biri i Kastriot Rexhës, nuk po i ka të pakta paraqitjet në rrjetet sociale, ndërsa ditëve të fundit ka marrë disa dhurata fantastike.
Një orë fantastike, ndërsa tani një varëse të personalizuar që mbanë emrin e Roanit.
Ajo dhuratën e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, duke mos treguar se kush është ai apo ajo që e bëri.
Lidhja e saj me reperin, publikisht ka përfunduar, mirëpo dyshja janë parë shpesh nën shoqërinë e njëri tjetrit e madje edhe në një mobilieri në Prishtinë, ku u supozua se po zgjedhin gjërat për banesën e re e të përbashkët. /Prive.al