Nuk ka më asnjë dyshim.
Ai është artisti kosovar që më së shumti i shpreh dashurinë gruas së tij Gresës.
Festim Arifi, i njohur me nofkën Lyrical Son, është burri që një grua do të ëndërronte.
Gjithmonë pranë familjes dhe shumë i dhënë pas së shoqes, atë e gjen shpesh duke shkruar dedikime emocionale për gruan.
Ditë më parë ata festuan tre vjetorin e martesës, ndërsa tani dyshja ka një tjetër festë.
Gresa ka ditëlindjen, ndërsa urimi i Festimit për të ka qenë si gjithnjë, special.
“Urime ditëlindjen zemër. Ishalla do zoti jemi me shëndet dhe të lumtur. Pa filozofu shumë, urime shpirti. T’du”, janë fjalët e reperit për të shoqen, Gresën. /Prive.al