Flori bëhet emocional: Bekuar që të kam…

By

Nuk ka më asnjë dyshim që ky është momentumi i tij në skenën shqiptare.

Suksese të jashtëzakonshme, emër i përmendur ngado dhe çdo këngë të shndërruar në hit, mbajnë inicialet F.M.

Ai është ngado nëpër koncerte dhe me muzikën e tij k ndezur skenat shqiptare, duke bërë të vallëzojë i madh e i vogël.

Thjesht, i lindur për të bërë muzikë. E për këtë, ai është i vetëdijshëm, e ka kuptuar që moti se muzika është gjëja e tij.

Prandaj, përderisa të tjerët bëjnë dedikime për njerëzit e dashur, Flori ka zgjedhur t’i thurë disa fjalë muzikës, artit të tij.

Mund te mos kem lindur me këmishe!(me fat), por një gjë është e sigurt, jam përqafuar me muzikën në dëgjimin e pare. Bekuar që të kam dhe je aty gjithmonë për mua”, ka shkruar Flori në profilin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm