Këngëtarja nga Shkupi Adelina Tahiri, është e njohur për fizikun e saj ndoshta më shumë se sa për artin muzikor.
Dhe këtë po e dëshmon përmes imazheve të panumërta që publikon çdo ditë në rrjetet sociale.
Imazhi i fundit i publikuar në Instagram, lë të kuptohet se ajo nuk po e lë asnjëherë anash kujdesin për trupin, e po ashtu, po kujdeset që të vizitojë vendet më të shtrenjta që ekzistojnë në planetin tonë.
Nga pishina, e shtrirë në një dyshek duke shijuar rrezet e diellit, ajo ka bërë “check in”, në Pallma de Mallorca të Spanjës.
Pushimet e njëpasnjëshme, po ashtu kanë ndikuar që ajo të fitojë një ngjyrë të hatashme trupi, ndërsa për flokët është kujdesur që t’i rregullojë në stilin “boho”, gjë që i shkon suhmë mirë asaj! /Prive.al