Rikthimet në kohë për persona të ndryshëm përjetohen ndryshe. Teksa dikush mund të shmang këtë pjesë, të tjerë i kthehen pa ndonjë kompleks duke kujtuar periudhat e ndryshme që kanë kaluar.
E në grupin e dytë, me postimin e fundit, pa dilemë mund të thuhet se hyn edhe prezantuesja Liberta Spahiu.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi të disa viteve më parë ku shfaqet duke pozuar përpara aparatit në moshën 14 vjeç.
Me një fizik natyral e bukuri rrezëllitëse ajo i ka thënë të tëra përmes fotos që në fakt e shfaq atë pa asnjë ndryshim nga periudha e adoleshencës.
Një përgjigje e mirë për gjithë aludimet mbi ndërhyrjet estetike në fytyrë?! Pa asnjë dyshim… /Prive.al/