Fizzy publikon “P.P.M.S”

By

I njohur për publikun u bë nga pjesëmarrja në X Factor Albania, e më pas u zhvendos në Tiranë për t’iu përkushtuar muzikës 100% si në publikim të këngëve e po ashtu në shkollim.

E çdo gjë mesa duket po shkon sipas planit, pasiqë Fisnik Kurti i njohur si Fizzy ka publikuar projektin e tij më të ri.

BroSound Studio kanë punuar këtë këngë, e cila mban titullin “P.P.M.S” që është akronim për “Pse po ma sill”.

Reagimi i ditës parë duket të jetë mjaft pozitiv pasiqë po komentohet e klikohet në YouTube./Prive.al

Artikuj të ngjashëm