Duket sikur çdo ditë që po iu shtohet vite të saj të jetës, po i jep freski më të madhe.
Ajo është ‘shyhret’ ashtu siç e ka edhe emrin.
Këngëtarja e famshme e muzikës popullore Shyhrete Behluli, nuk po e njeh plakjen dhe buzëqeshja s’po i largohet asnjëherë nga fytyra.
Duket sikur kënga po e mbanë në formë dhe pamja e saj po rrezaton gjithnjë e më shumë.
Të paktën, këtë ndjesi të jep fotografia e saj e fundit, ku ajo shkëlqen në një fustan të kuq. Ky imazh është realizuar nga momentet e xhirimit të klipit të saj të fundit, të këngës me titull “Mirë po lujka nusja e vjehrra”.