Ai mbahet për pasanik dhe jo rrallë herë u këndon parave , fuqisë e autoritetit.
Festa e ditëlindjes së tij i ngjante një darke tipike e një njeriu që gëzon standard tejet të lartë jetësor, por dika nuk shkonte me mbrëmjen e tij në një ambient tejet luksoz.
Reperi kosovar Getoar Selimi i njohur si Ghetto Geasy, i ha habitur fansat e tij me llojin e cigareve që tymosë.
Në natën e 35 vjetorit të tij, ku kishte mbledhur miqtë e partnerët më të ngushtë të label’it Baba Stars, Geti po e kalonte mbrëmjen në një tavolinë të dekoruar deri në detajet më të imëta e i rrethuar me qirinj e verëra të shtrenjta, por anash tij, vërehen cigaret e markës Prestige.
Një pako të tillë cigaresh, mund ta blesh në cilëndo shitore ku shitet duhan, për vetëm 1.70 euro, mirëpo ato u ndodhën në tavolinën e Getit dhe shihen në një fotografi që ai e ka publikuar në Instagram.
Ky imazh, ka bërë bujë në mesin e ndjekësve të tij, të cilët kanë filluar të komentojnë duke shkruar me shaka për punën e cigareve të lira që Getit nuk i përputhen me stilin e jetës të cilin proklamon se bën. /Prive.al