Pak ditë më parë iu njoftuam se gjatë kësaj vere, portiere i kombëtares shqiptare Samir Ujkani do t’i jap fund beqarise duke kurorëzuar dashurinë disa vjeçare.
Çifti tashmë kanë shpërndarë ftesat ndër familjarë e miq të shumtë ku pritet mes tyre të jenë edhe një varg fytyrash publike.
E Prive.al ka arritur të mësoj edhe detaje të tjera.
Ceremonia do të realizohet me datë 3 Korrik në një prej restoranteve luksoze në periferi të Prizrenit.
Ndonëse me shumë vite bashkë, duket se ka qenë shtatzënia e Efnanit ka qenë mes tjerash arsyeja që ka përshpejtuar ceremoninë.
Sipas burimeve pranë çiftit, bukuroshja tashmë është rreth muajit të dytë apo të tretë të shtatzënisë.
Urime për gëzimin e dyfishtë. /Prive.al/