Ka tash e një kohë që këngëtarja Dafina Zeqiri është zhvendosur përtej oqeanit me fokus në një karrierë ndërkombëtare.
Kjo ka bërë që për muaj të tërë, ajo të jetë larg familjes dhe personave më të dashur ku pa dyshim vendin kryesor e zë nëna, zonja Melihate.
Megjithatë, duket që ardhjet në Prishtinë nuk janë të mërzitshme për zonjën në fjalë e cila edhe pa Dafinën, falë miqve të kësaj të fundit ka mjaft gjëra për të bërë.
E duket që një set fotografik nuk është aspak ide e keqe.
Një të tillë, zonja Melihate e ka realizuar me fotografin Arton Humolli, i cili e ka ‘vjedhur’ nënën e Dafinës, siç është shprehur këngëtarja me doza humori.
Ndryshe, Zeqiri mendohet që shumë shpejt do rikthehet në Kosovë për disa javë ku mes tjerash datat e koncerteve ku flitet shqip nuk do të mungojnë. /Prive.al/