Emocionohet Vesa Luma, ja si e uron të birin për ditëlindje!

By

Tash një vit ajo u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, tash e një vit kanë shijuar momentet e para të të qenit prindër.

Dhe tani i biri i tyre Lian ka mbushun një vit dhe kjo e ka emocionuar pa masë këngëtaren.

Në profilin e saj në Instagram, Vesa ka thurur fjalët më të bukura që një nënë mund t’i thotë për fëmijën e saj.

“Jeta ime, Liani im sot mbushi një vit. Para se të vije ti engjulli jonë në jetë, nuk e kisha menduar ndonjëherë se sa të parëndësishme mund të më duken suhmë gjëra para teje. Dashuria e madhe dhe e sinqertë për të të pasur ty në jetën tonë, reflekton në bukurinë e buzëqeshjen tënde. Të duam deri në frymën e fundit”, ka shkruar Vesa, derisa në të njëjtën kohë ka publikuar edhe një video të momenteve më të bukura të vitit të parë të jetës së Lianit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm