Shyhrete Behluli e Gold AG publikojnë këngën e re! (VIDEO)

By

Kohë më parë kishin sjellë bashkë një projekt mjaft të suksesshëm.

Dhe tani këngëtarja e muzikës popullore Shyhrete Behluli bashkë me reperin Gold AG, kanë ripërsëritur kooperimin për një tjetër projekt.

Ata i kishin kënduar “Dashnia e Nanës” ndërsa tash kënga e re ka tjetër titull, por që nuk del prej suazave të anëtarëve të familjes.

“Motër e vëlla”, është titulli i këngës së re, që kanë sjellë dy artistët shoqëruar me një klip që është punuar nga EMF.

Në këtë klip këngëtarja duket shumë elegante, teksa i këndon raportit të motrës e vëllait.

Kënga e re, i ka pëlqyer shumë edhe nuses së Shyhretes Leartës, e cila e ka publikuar një insert të kësaj kënge në profilin e saj në Instastory! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm