Sikur shumë të tjerë që janë bërë fytyra publike qoftë në muzikë e qoftë në televizion, ata mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre për një kohë.
Mirëpo nuk shkoi shumë gjatë dhe reperi Gjiko dhe e dashura e tij, prezantuesja Elita Rudi, treguan në mënyra të ndryshme se janë në një lidhje dashurie dhe se po e shijojnë prezencën e njëri tjetrit.
Pak kohë më parë ishte Elita ajo që kishte treguar se Gjiko i ka blerë veturë, e më pas edhe fotografi të tjera që cifti publikoi në vende të përbashkëta, i dhanë vulë kësaj lidhjeje, që s’po duket të jetë vetëm aventurë.
Ndërsa tash, më në fund, Elita ka publikuar një fotografi në Instagram bashkë me Gjikon e madje një video ku i dhuron plot puthje, të cilën më pas e ka fshirë. /Prive.al