Kostumin më të veçantë për Halloween e paska Zaimina me vajzën e saj (FOTO)

By

Festa e Halloëeen ka nisur kudo në botë.

Derisa fëmijët janë përgatitur për të dalë sot dhe për të festuar këtë ditë, njësoj bëjnë edhe të mëdhenjt e sidomos të famshmit të cilët mundohen të gjejnë kostumin më të mirë.

Por, kostumin më të veçantë deri tani e paska Zaimina bashkë me vajzën e saj Khloe.

Të dyja u paraqitën  në një fotografi të postuar nga ish-këngëtarja në Instagram, ku të dyja shihen veshur njësoj në të zeza.

Zaimina ka zgjedhur fustane me pak shkëlqim dhe rrjetë, e në kokë fromë brinjësh.

“Gjeni një dyshe më të përsosur”, ka shkruar ajo teksa ka publikuar foton.

Dhe po, ato po duken të përsosura.

Khloe është vajza e parë dhe e vetme deri tani e Zaiminës dhe Klodianit, burrit të artistes.

Dhe nëse nuk e dini, Vasjari ka kohë që ka hequr dorë nga muzika pasi është e përkushtuar në familjen e saj por edhe në biznesin privat të cilin e posedon tash e një kohë të gjatë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm