Kohëve të fundit është bërë shumë romantik.
I dashuruar deri në vesh me bukuroshen nga Tirana, moderatoren Marina Vjollca, reperi kosovar Getoar Selimi nuk po i ka të rralla dedikimet për të në rrjetet sociale.
Para pak ditësh publikoi një fotografi të Marinës në fustan nusërie duke thënë se mezi po pret ta shohë ashtu.
Ndërsa tash i uron ditëlindjen duke i thënë se do t’i plakin ditët bashkë.
“Urime ditëlindjen mbretëresha jeme, kena me u plakë bashkë”, ka shkruar Geti. /Prive.al